Kina ka bërë të ditur sot se mosrespektimi i rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), mund të çojë në luftë tregtare.
Një koment i tillë vjen pas sulmeve të përsëritura të Presidentit amerikan Donald Trump, kundër kësaj organizate ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdministrata Trump kritikoi ashpër OBT-në në fillim të marsit në një dokument zyrtar, duke e cilësuar të paaftë për të penguar praktikat tregtare të pandershme, transmeton KP.
“Nëse anëtarë të OBT-së injorojnë rregullat e miratuara nga ato vetë për interes të tyre dhe refuzojnë të zbatojnë vendimet e tyre për mosmarrëveshjet, atëherë sistemi tregtar do të ketë vetëm emërtimin shumëpalësh”, u kundërpërgjigj sot gjatë një konference shtypi, Sun Jiwen, zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë.
“Mund të kemi gjithashtu një përsëritje të luftës tregtare të viteve 1930”, tha ai.