Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina “ndjek nga afër” zhvillimet ndërmjet Koreve

Kina ka njoftuar se po “ndjek nga afër” situatën në Gadishullin Korean pasi dy Koretë shkëmbyen lëshime raketash pranë kufirit të tyre të tensionuar detar.

Ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar se Koreja e Veriut lëshoi të paktën 23 raketa - 17 në mëngjes dhe gjashtë pasdite - në brigjet e saj lindore dhe perëndimore të mërkurën.

Lansimet erdhën disa orë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore për ta bërë SHBA-në dhe Korenë e Jugut të “paguanin çmimin më të tmerrshëm në histori”.

Koreja e Jugut u përgjigj shpejt duke lëshuar raketat e veta në të njëjtën zonë kufitare.

I pyetur në lidhje me tensionin në një konferencë të përditshme në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, tha se vendi i tij shpresonte që palët e interesuara t’i përmbaheshin “një zgjidhjeje politike” dhe “ta parandalonin përshkallëzimin spiral të situatës”.