Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor, organi më i lartë legjislativ në Kinë, miratoi një rezolutë për ndalimin absolut të tregtisë dhe të konsumit të mishit të kafshëve të egra.
Masa, ndër të tjera, synon të parandalojë në mënyrë efektive rreziqet për shëndetin publik.
Pas dispozitës, konsumi i kafshëve të egra, që janë të rëndësishme nga pikëpamja ekologjike, shkencore dhe sociale dhe që janë nën mbrojtjen e shtetit si edhe i kafshëve të tjera të egra, si ato që rriten në kafaze, është rreptësisht i ndaluar.
Gjithashtu gjuetia, tregtia dhe transporti i kafshëve të egra që rriten dhe riprodhohen natyrshëm për qëllime të konsumatorit janë po ashtu rreptësisht të ndaluara/ANSA.
Artikuj të ngjashëm
-
Wuhani ndalon konsumimin e kafshëve të egra
-
Shenzheni, qyteti i parë në Kinë që pritet të ndalojë konsumimin e qenve dhe maceve
-
Shenzheni ndalon konsumimin e mishit të maces dhe qenit
-
Kina sanksionon anëtarë dhe zyrtarë të Kongresit amerikan
-
Kina i kundërpërgjigjet Trumpit, vendos tarifa shtesë prej 34% ndaj produkteve amerikane