Botë

Kina miraton ligj për të reduktuar presionin te fëmijët

Kina ka miratuar një ligj për të reduktuar “presionet e dyfishta” të detyrave të shtëpisë dhe mësimdhënies jashtë klasave për fëmijët.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha të shtunën se ligji i ri, i cili nuk është publikuar plotësisht, i bën qeveritë lokale përgjegjëse për të siguruar që presionet e dyfishta të reduktohen dhe u kërkon prindërve të rregullojnë kohën e fëmijëve të tyre duke marrë parasysh pushimin dhe stërvitjen, kështu duke reduktuar presionin dhe shmangien e përdorimit të tepërt të internetit.

Parlamenti i Kinës tha të hënën se do të shqyrtonte legjislacionin për ndëshkimin e prindërve nëse fëmijët e tyre të vegjël shfaqin "sjellje shumë të këqija" ose kryejnë krime, shkruan The Guardian.

Në muajt e fundit, ministria e arsimit ka kufizuar orët e lojërave për të miturit, duke i lejuar ata të luajnë online për një orë vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën.

Ajo gjithashtu ka zvogëluar detyrat e shtëpisë dhe ka ndaluar mësimin pas shkollës për lëndët kryesore gjatë fundjavës dhe festave, i shqetësuar për barrën e madhe akademike të fëmijëve të stërngarkuar.