Një diplomat i lartë kinez ka folur me ton konfrontues gjatë bisedimeve të nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar palën amerikane se po krijon një armik imagjinar për të devijuar vëmendjen nga problemet e brendshme amerikane dhe për t’i bërë presion Kinës.
Në kulmin e marrëdhënieve të përkeqësuara ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të botës, zëvendëssekretarja e Shtetit, Uendi, diplomatja e dytë më e lartë në SHBA, ka arritur në qytetin kinez Tianjin për diskutime sy më sy me diplomatët kinezë.
Por zëvendësministri i jashtëm kinez, Xie Feng, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po mundohen të ngjallin ndjenjat nacionaliste në shtetet e rajonit, duke iu kthyer përplasjes me Kinën. Ai ka thënë se SHBA-ja ka mobilizuar qeverinë dhe shoqërinë për ta shtypur Kinën.
Diplomatja amerikane po qëndron në Kinë në kuadër të turit aziatik, gjatë të cilit vizitoi Japoninë, Korenë Jugore dhe Mongolinë.
-
SHBA-ja dëshiron t’i fillojë bisedimet për tarifa me Kinën
-
Kina me paralajmërim për vendet që bëjnë marrëveshje me SHBA-në në dëm të saj
-
Kina dhe SHBA-ja hedhin topin te njëra-tjetra për nisje të bisedimeve tregtare
-
Kina e gatshme të bëhet partnere me SHBA-në
-
Kina i bën thirrje SHBA-së “t’i ndalë provokimet”