Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se raketat balistike interkontinentale të vendit të tij kanë kapacitet të përfshijnë tërë territorin e SHBA-së.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar se “do të marrë gjithë hapat e nevojshëm” për të mbrojtur vendin e tij.
Deklarata e Kim Jong Unit, e cila është transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore, erdhi vetëm një ditë, pasi Penjani lansoi për testim raketën e dytë balistike interkontinentale (ICBM).
Sipas zyrtarëve raketa ishte më e avancuar dhe fluturoi më shumë se sa raketa e parë.
Sipas ekspertëve, një raketë e tillë mund të arrijë deri në Los Angeles dhe Chicago.
Edhe
Trumpi ripërsërit pretendimet për kërcënimin iranian, që inteligjenca amerikane nuk i mbështet
Në deklaratë po ashtu thuhet se testi “është kryer me shumë sukses” dhe ka përmbushur objektivin, që Koreja Veriore të ketë kapacitet të sulmojë SHBA-në me koka bërthamore.
Trump e ka cilësuar këtë testim si “të pamatur dhe të rrezikshëm”, dhe ka paralajmëruar Penjanin se ambiciet e këtij vendi do të dështojnë.
“Duke kërcënuar botën, këto testime të armëve e izolojnë Korenë Veriore dhe dobësojnë ekonominë e saj”, ka thënë Trump.
“Shtetet e Bashkuara do të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të rujtur sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve tanë në rajon”, ka shtuar tutje ai.
Edhe
Plani i Sigurisë i Trumpit nuk përmban si referencë denuklearizimin e Koresë së Veriut
Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga, ka thënë se raketa e Koresë Veriore ka fluturuar 45 minuta, rreth 5 minuta më shumë se testimi i mëparshëm i një rakete të tillë.
Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se raketa ka arritur lartësi prej 3,700 kilometrash përpara se të arrinte në det.