Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, edhe të dielën e ka shprehur bindjen se tij se presidenti amerikan Donald Trump nuk do duhej pritur fare për vizitë shtetërore për shkak të, siç tha ai, politikave “të ashpra dhe të turpshme” ndaj emigrantëve.
Sipas Khan presidentit amerikan i duhet hequr trajtimi VIP kur të udhëtojë në Britaninë e Madhe për shkak të ndalesës së nënshkruar nga ai për të hyrë në SHBA për shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane dhe ndalesën e hyrjes së refugjatëve, përcjell kp.
“Konsideroj se ndalesa e hyrjes së shtetasve të shtatë shteteve dhe pezullimi i programit të refugjatëve është e ashpër dhe e turpshme. Në këto rrethana nuk duhet shtruar qilimi i kuq”, tha Khan për televizionin ITV.
Deputetët britanikë më 20 shkurt do të debatojë për peticionin të cilin mbi 1.6 milionë persona e kanë nënshkruar, në të cilin kërkohet anulimi i vizitës së planifikuar shtetërore të presidentit amerikan Donald Trump për të “evituar turpërimin e mbretëreshës Elizabeta II”.
Vizita shtetërore zakonisht përfshin pritje tek Elizabeta II në Pallatin Buckingham.
-
Grupet anti-Trump në Britani do të protestojnë gjatë vizitës së presidentit amerikan
-
Trumpi ka inkurajuar të djathtën ekstreme, thotë kryebashkiaku i Londrës
-
Mbreti Charles fton Trumpin për vizitë në Britani të Madhe
-
Trump nuk dëshiron ta takojë liderin laburist
-
Trumpi me thumbime nis vizitën në Britani