Këshilli i përbashkët NATO-Rusi do të takohet në Bruksel më 26 tetor, për herë të dytë këtë vit.
Zyra e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi do të përqendrohet në konfliktet në Ukrainë dhe Afganistan, si dhe në mënyrat për zvogëlimin e rrezikut të përplasjeve dhe aksidenteve gjatë stërvitjeve ushtarake dhe mbikëqyrjeve kufitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëdhëniet midis NATO-s dhe Moskës janë tensionuar seriozisht prejse Rusia ka aneksuar Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht separatistët në lindje Ukrainës.
Moska e mohon ndërhyrjen në çështjet e brendshme të Ukrainës, por Stoltenberg ka thënë në muajin korrik se Rusia i ka mijëra trupa në Ukrainë.
Këshilli NATO-Rusi për herë të fundit është takuar në Bruksel në muajin mars.