Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kërkesat për pavarësi të Kishës Ortodokse barten në vendet e Ballkanit

Njohja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Ukrainës nga ana e Patriakanës Ekumenike të Stambollit, me në krye Patriarkun Ekumenik Bartholomew, dhe kundërshtimi i Kishës Ortodokse ruse, se një ndarje e tillë mund të çojë në shkatërrimin e botës ortodokse, ka vënë në fokus dy raste të ngjashme në Ballkan: kërkesat për pavarësi të Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe Kishës Ortodokse të Malit të Zi.

Të dyja këto kisha janë nën Kishën Autoqefale të Serbisë.

Peshkopi i Dibrës dhe Kërçovës, Timotej, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë ka thënë gjatë shtatorit se kjo situatë hap rrugën për autoqefalinë e Kishës Ortodokse maqedonase.

“Kjo nënkupton që Kisha Ortodokse e Maqedonisë të jetë e njohur nga pjesa më e madhe e kishave ortodokse si një kishë e barabartë, e cila mund të kryejë shërbesa dhe të komunikojë në mënyrë të barabartë. A pajtohet apo jo Kisha Ortodokse Serbe me këtë, neve kjo nuk duhet të na shqetësojë pasi këtë nuk e zgjidhim ne, por Patriakana e përgjithshme”, ka thënë peshkopi Timotej.

Nënkryetari i Këshillit Metropolit të Kishës Ortodokse të Malit të Zi ka thënë për agjencinë MIA se "akti historik i Patriakanës së Stambollit nuk mund të mbetet pa u nderuar".

"Ekziston tendenca që çështjet e Kishës që po e ngarkojnë botën ortodokse, përfshirë edhe çështjen e Kishës Ortodokse maqedonase dhe malazeze, përfundimisht të gjejnë një zgjidhje të kënaqshme”, ka thënë nënkryetari i Këshillit Metropolit të Kishës Ortodokse të Malit të Zi.

Edhe Përçahet Ortodoksia, Kisha Ruse ndërpret marrëdhëniet me Stambollin për shkak të Ukrainës Botë Përçahet Ortodoksia, Kisha Ruse ndërpret marrëdhëniet me Stambollin për shkak të Ukrainës

Kisha Ortodokse Autoqefale e Serbisë e kundërshton vendimin për njohjen e Kishës Ortodokse të Ukrainës nga ana e Patriakanës Ekumenike të Stambollit.

Patriarku Ekumenik Bartholomew e ka dhënë pëlqimin për pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe ky lajm është mirëpritur në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se për këtë vendim kanë “ëndërruar gjatë”, ndërkaq Moska ka thënë se bëhet fjalë për një "katastrofë".