Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kërcënohen Emiratet e Bashkuara Arabe, i vjen në ndihmë SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Emiratet e Bashkuara Arabe me mjete ushtarake për shkak të kërcënimeve që Emiratet morën nga grupi rebel i Jemenit “Houthi”.

Të martën, në një bisedë telefonike Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i ka thënë Princit të Kurorës, Abu bin Zayed Al Nahyan, se Uashingtoni qëndron afër partnerëve të tyre në Lindjen e Mesme.

Ndihma amerikane përfshin avionë luftarakë F-22 Raptor dhe F-35 Lighting II të prodhuar nga vetë SHBA-ja, ka raportuar Al Jazeera.

SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raporte të ngushta politike, ekonomike e ushtarake.

Në vitin 2020 nën ndërmjetësimin amerikan Emiratet e Bashkuara Arabe lidhën raporte me Izraelin, për herë të parë që kur Izraeli krijoi shtetin në vitin 1948.

Artikuj të ngjashëm