Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër vend e Vishegradit refuzojnë Weberin në krye të KE

Katër vendet e Vishegradit (Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria) nuk do të mbështesin Manfred Weber për postin e presidentit të Komisionit Europian, pas propozimit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, njëkohësisht edhe lideri i partisë në pushtet, Fidesz, e pezulluar nga Partitë Popullore Europiane.

Vendimi u mor në një takim jozyrtar zhvilluar dje në Budapest.

Takimi, i kërkuar nga kryeministri çek, Andrej Babis, u zhvillua në zyrën e kryeministrit hungarez Viktor Orban, në Kështjellën e Budës, me pjesëmarrja e kryeministrave sllovak, Peter Pellegrini dhe polak, Mateusz Morawiecki.

Sipas gazetës ”Nepszava”, të katërt liderët ranë dakord për mbështetjen e Maros Sefcovic, komisioner sllovak, për postin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme si edhe për polakun Krzysztof Szczerski, shef kabineti i presidentit polak, që i përket partisë në pushtet, PIS/ANSA.