Një nga shtëpitë më të mëdha të strehimit të të moshuarve në Kaliforni u bë skenë e një masakre.
Katër persona, përfshirë dhe sulmuesin, vdiqën gjatë një situate pengmarrjeje në Yountville, kur një burrë hyri në shtëpinë e të moshuarve me pushkë në dorë.
Një zëdhënës i policisë tha se tre gra u gjetën të pajeta brenda godinës, së bashku me agresorin. Mësohet se të tria ishin pjesë e stafit të qendrës.
Ngjarja ndodhi në orën 02:00 sipas kohës sonë.
Identiteti i agresorit ende nuk është bërë i ditur nga policia dhe nuk dihet nëse ai kishte apo jo lidhje me viktimat.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në një ditëlindje fëmije në Kaliforni
-
Katër policë të vrarë e katër të plagosur gjatë bastisjes së një shtëpie në SHBA
-
Katër të vdekur në New York pas një sulmi me thikë, dy prej tyre fëmijë
-
Katër të vrarë dhe dy të plagosur nga një sulm i armatosur në SHBA
-
Burri shqyhet nga katër qen në Kaliforni