Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në Leicestershire të Anglisë, në orët e mbrëmjes së të dielës.
BBC raporton se katër persona janë dërguar për tretman mjekësor.
Stacioni policor i qytetit raporton se në vendngjarje janë dërguar 6 mjete zjarrfikëse dhe po punohet për të vendosur nën kontroll situatën.
Gjithashtu, ata shtojnë se në këto momente është e pamundur të raportohet nëse ka apo jo viktima, teksa dyshohet se shumë njerëz janë plagosur ose kanë mbetur të bllokuar, transmeton TCH.
Paraprakisht raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një godinë, por ende nuk mund të thuhet asgjë sa i përket shkaqeve.
Footage shows the aftermath of an apparent explosion in Leicester, England. https://t.co/GfHtctuCZl pic.twitter.com/rYwDHzRQN8
— CBS News (@CBSNews) February 25, 2018