Policia serbe ka sekuestruar mbi një ton marihuanë, si dhe ka arrestuar 6 persona të dyshuar si trafikantë të lëndës narkotike. Mes tyre, 4 rezidentë në Beograd dhe një në Novi Pazar, ndërsa kreu i grupit të organizuar është identifikuar si D.G..
Droga ishte fshehur në ndarje të veçanta në disa kamionë cisternë të zbuluar në veri të Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq e përshëndeti aksionin si tejet “mbresëlënës”, ndërsa sasia e drogës ishte më e madhja e kapur ndonjëherë në një ndërhyrje të vetme të policisë, transmeton Tch.
Policia shtoi se sasia e lëndës narkotike, nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 4 milionë eurove. Sipas tyre, marihuana ishte paketuar në Kosovë dhe kishte për destinacion vendet e Evropës perëndimore.
Ballkani Perëndimor rezulton të jetë një prej rrugëve tranzit më të frekuentuara nga trafikantët e lëndëve narkotike drejt Evropës. Krimi i organizuar duket se lulëzon në rajon, që prej luftërave të viteve ’90.