Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kapet grupi i hakerëve REvil, i njohur për mijëra sulme kibernetike

Një ndër grupet më të rrezikshme të krimeve kibernetike, REvil, është goditur nga autoritetet e Rumanisë, SHBA-së dhe EUROPOL-it.

Bastisjet, që u zhvilluan si në internet ashtu edhe jashtë saj, çuan në arrestimin e dy hakerëve të dyshuar në Rumani dhe një nga Ukraina. Mbi grupin rëndojnë akuzat për vjedhjet më të mëdha të bizneseve globale në vitet e fundit.

SHBA-ja njoftoi se i ka marrë suksesshëm mbi 6 milionë dollarë në kriptomonedhë nga grupi në fjalë, përmes aksionit të quajtur “claw back”.

REvil në vitet e fundit ka sulmuar kompani biznesesh, institucione shtetërore dhe organizata të ndryshme. Dy të arrestuarit dyshohet se kishin mashtruar 5 mijë persona, duke u vjedhur rreth gjysmë milioni.