Kandidatja e Partisë së Gjelbër në Gjermani për zgjedhjet e muajit shtator, Annalena Baerbock, ka mohuar akuzat se ka kopjuar pjesë nga lajmet dhe nga Wikipedia për librin e saj të ri.
Në fillim të javës eksperti austriak i mediave, Stefan Weber, ka vlerësuar se disa formulime në librin e kandidates gjermane, të publikuar më 21 qershor, ishin të ngjashme me publikime të tjera. Partia e Gjelbër i ka quajtur raportimet si “tentim vrasje karakteri”.
Në një intervistë të fundit, Baerbock ka sqaruar se pret ashpërsim të betejës politike, por ka shtuar se lajmet e rrejshme në adresë të saj janë të qëllimshme.
Të Gjelbrit kanë prirë nëpër sondazhe prejse Baerbock ishte nominuar në muajin prill.
Në rast të fitores, ajo mund të bëhet pasardhëse e kancelares Angela Merkel. Mirëpo partia është në garë të ngushtë me bllokun konservator që po udhëhiqet nga Armin Laschet.
Sipas sondazheve, blloku i Merkelit prin për shtatë deri në dhjetë pikë.
- Zonja Baerbock buzë humnerës politike
-
Gjenerata postpacifiste e Gjermanisë dhe ndikimi i luftës së Kosovës
-
Annalena Baerbock, gruaja që mund të bëhet kancelarja e ardhshme e Gjermanisë
- Një politikane, një diplomate (me përvojë) dhe një vend pune në New York
-
Baerbock tregon nëse planifikon të kandidojë për kancelare të Gjermanisë