Kryetari i Bordit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, ka njoftuar se kandidati i Partisë Popullore Republikane është duke kryesuar edhe në qytetin e Stambollit. Ai është në garë me kandidatin nga partia që udhëhiqet nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan.
Sadi Guven u tha gazetarëve se Ekrem Imamoglu kishte 4,159,650 vota dhe Binali Yildirim i AKP-së kishte 4,131,761 vota. Ndërkaq ai nuk ka njoftuar për përqindjen e votave të numëruara, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Partia e Erdoganit ka humbur edhe qytetin e Ankarasë.
Artikuj të ngjashëm