Kandidatët presidencialë të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, dhe presidenti aktual Jair Bolsonaro morën pjesë të dielën në debatin e parë presidencial të vendit, vetëm disa javë para se miliona brazilianë të dalin në zgjedhje.
Bolsonaro dhe Lula iu bashkuan në debatin televiziv me kolegët kandidatë, përfshirë ish-guvernatorin dhe ministrin Ciro Gomes dhe senatorin Simone Tebet, të dy shumë prapa kandidatëve kryesorë për nga mbështetja popullore.
Bolsonaro akuzoi rivalin kryesor për korrupsion, ndërsa ishte në qeveri, derisa Lula u kundërpërgjigj duke renditur një varg arritjesh.
Debati u ndoq nga miliona votues, por shumica e analistëve thonë se nuk ka gjasa të ketë shumë ndikim në numërimin përfundimtar të votave për secilin nga kandidatët kryesorë. Lula aktualisht kryeson me 47% derisa Bolsonaro ka 32% të përkrahjes në anketime.