Autoriteti i Kanalit të Panamasë ka njoftuar se kalimi në kanal do të jetë i reduktuar dhe i kufizuar në madhësinë e anijeve që kalojnë për shkak të thatësisë ekstreme. Ricaurte Vasquez Morales, administrator i Kanalit të Panamasë, ka njoftuar se kriza jo e zakonshme ka detyruar autoritetet që të vendosin masa, të cilat mund të zgjasin deri në shtatorin e vitit 2024.
Me këto masa numri i anijeve është reduktuar në 32 nga 38 që kalonin zakonisht gjatë ditëve në Kanal. Nga ky vendim do të humben deri në 200 milionë dollarë që fitoheshin nga kalimet e anijeve në Kanalin e Panamasë.
Vendimi ka hyrë në fuqi të dielën dhe për herë të parë do të shkaktohen probleme në lundrimet ndëroqeanike. Në fillim të vitit Kanali i Panamasë kishte kufizuar transitin vetëm për anijet e vogla.
Kanali i Panamasë po përballet me një prej sezoneve më të thata në historinë e tij. Autoritetet kanë thënë se Kanali do të vazhdojë të jetë efikas, sepse është më i rëndësishmi në tregtinë botërore detare.
-
Panamaja mohon pretendimet e SHBA-së për kalimet falas të anijeve të saj në kanal
-
Trumpi kërcënon ta rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë, nëse nuk arrihet marrëveshja
-
SHBA-ja do ta rimarrë Kanalin e Panamasë nga ndikimi i Kinës, thotë shefi i Pentagonit
-
“Kolonializëm i pastër”, dalin dokumente të para 50 vjetëve nga negociatat për Kanalin e Panamasë
-
Kanali i Panamasë nuk është një "dhuratë" nga SHBA-ja, thotë presidenti i Panamasë