Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka njoftuar se ka hyrë në funksion ligji federal që kufizon numrin e armëve të shkurtra në Kanada.
Nga e premtja, kryeministri kanadez ka ndaluar tregun e revoleve, raportoi AP.
Ai ka thënë se tani ligjërisht do të ndalohet blerja, shitja ose transferimi i armëve të shkurtra në Kanada.
Vrasja në masë në vitin 2020 ka shtyrë shtetin që të ndalojë përdorimin e armëve të sulmit.
Niveli i dhunës me armë në Kanada është dukshëm më i ulët sesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dhënat kanë treguar se në vitin 2020, 277 persona janë vrarë nga armët në Kanada, krahasuar me më shumë se 19 mijë persona të vrarë në SHBA.
Artikuj të ngjashëm
-
Kanadaja propozon ngrirjen e posedimit të armëve të dorës
-
Kryeministri kanadez: Kanadaja do të vazhdojë të jetë në luftë tregtare me SHBA-në
-
Trudeau njofton tarifa prej 25% ndaj produkteve amerikane: SHBA-ja po qetëson Putinin
-
Trudeau jep dorëheqje nga posti i liderit të partisë së tij dhe ai i kryeministrit
-
Trudeau reagon pas njoftimit të Trumpit për tarifa ndaj Kanadasë