Rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga një kamp emigrantësh në Spanjë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve luftuan me flakët.
Zjarri filloi në të njëjtën ditë që Këshilli i Qytetit të Nijarit urdhëroi prishjen e kampit.
Banorët e evakuuar u dërguan me autobus në një magazinë aty pranë ku i pritën punëtorët e Kryqit të Kuq. Nuk dihet se si filloi zjarri. Thirrjet drejtuar autoriteteve lokale herët të hënën mbetën pa përgjigje.
Shumica e banorëve të kampit El Walili ishin burra nga Afrika Nënsahariane dhe Maroku, që punonin në fermat e shumta në zonë.
Së bashku me turizmin, bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave për rajonin, i njohur për serrat e mëdha të najlonit.
Artikuj të ngjashëm