Botë

“Kam parë kamionë me trupa të vdekurish”

Kur filloi lufta në Darfur dy dekada më parë, milicitë arabe të armatosura nga regjimi i ish-presidentit Omar al-Bashir njiheshin me namin e zi si Janjaweed. Ata vazhduan tërbimin duke vrarë qindra mijëra njerëz, ndërsa fshatrat u dogjën dhe u plaçkitën. Ai është përshkruar si gjenocidi i parë i shekullit të 21-të. RSF-ja përbëhet nga ish-anëtarë të Janjaweed dhe ka frikë se ata po nxisin tensionet e vjetra

Luftimet janë kthyer në rajonin e Darfurit Perëndimor të Sudanit, pavarësisht armëpushimit, me milicitë arabe që mësyjnë magazina, tregje dhe shtëpi.

Një zyrtar i lartë policie është vrarë dhe një punonjës i ndihmës sudaneze i ka thënë BBC-së se ai ishte fshehur nën shtratin e tij për shkak të dhunës. "Unë nuk mund të shkoj as në banjë", tha Abdallalateif Eltayeb përmes telefonit nga qyteti El-Geneina.

Konflikti ka rindezur tensionet e vjetra etnike. Darfuri ka qenë i zhytur në trazira prej vitesh me dhunë midis komuniteteve të tij të ndryshme afrikane dhe arabe.

Kur joarabët rrokën armët kundër qeverisë më 2003, duke u ankuar për diskriminim, ekzekutivi u hakmor duke mobilizuar kryesisht milicitë arabe, të cilët vazhduan të akuzoheshin për mizori të përhapura. Deri më sot, shumë grupe afrikane nga Darfuri jetojnë në kampe shkaku i sigurisë së tyre.

Image
"Milicitë arabe kanë sulmuar njerëzit e zhvendosur brenda vendit", shpjegon Eltayeb. “Ata kanë djegur të gjitha kampet e të zhvendosurve”

“Po pres kur të më vijë radha”

Tani milicitë arabe - të lidhura me Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), grupi paraushtarak që po lufton ushtrinë - duket se po përfitojnë nga vakumi i sigurisë.

"Përplasjet filluan katër ditë më parë", thotë Eltayeb, i cili është konsulent humanitar 26-vjeçar me origjinë nga kryeqyteti i Sudanit, Khartoum.

“Milicitë po sulmojnë tregjet, magazinat, zyrat, organizatat, spitalet dhe tani ata po synojnë shtëpitë. Unë vetëm po pres kur të vijë radha ime”, ka shtuar ai.

"Ka shumë të shtëna në oborrin e përparmë, afër vendit ku është banjë. Sa herë që dua të shkoj në tualet, duhet të pres pesë deri në 10 minuta për të parë nëse ka të shtëna dhe pastaj mund të shkoj”.

Luftime të ashpra janë raportuar në Darfurin Perëndimor gjatë gjithë javës. Të mërkurën, zëvendësdrejtori i Policisë së shtetit të Darfurit Perëndimor, gjeneral brigade, Abdel-Baqi Al-Hassan Mohamed, thuhet se u qëllua dhe u vra.

Të shtënat ndodhën një ditë pasi civilët sulmuan stacionin e Policisë së shtetit në Darfurin perëndimor, duke sekuestruar armë.

"Milicitë arabe kanë sulmuar njerëzit e zhvendosur brenda vendit", shpjegon Eltayeb. “Ata kanë djegur të gjitha kampet e të zhvendosurve”.

"Më pas shkuan në shtabin e Policisë dhe tani janë të armatosur. Ata u përpoqën të mbroheshin të martën, por nuk mundën. Ka shumë të vdekur”.

Kur Eltayeb u përpoq për një kohë të shkurtër të largohej nga shtëpia për të karikuar telefonin sepse nuk kishte energji elektrike për pesë ditë, u përball me realitetin e tmerrshëm të dhunës.

“Pashë kamionë të mbushur plot me njerëz të vdekur dhe milici të armatosur arabë po na shikonin me sy të zemëruar.

"Pas kësaj, sapo u ktheva në shtëpi dhe kam përdorur bankën time të energjisë, por bateria është pothuajse e mbaruar. Mund të mos më mbetet bateri deri në fund të ditës”.

Të kurthuar në kaos

Ai është i dëshpëruar që të largohet.

"Unë dhe kolegët e mi kemi folur për përpjekjen për t'u arratisur, por nuk ka asnjë shans, zero shanse”.

War Child, organizata bamirëse për të cilën konsultohet, thotë se po punon me OKB-në për të zhvendosur stafin e tyre sudanez që nuk është nga rajoni, por po përballet me sfida të mëdha.

"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur stafin tonë, por tani në El-Geneina dhuna është përshkallëzuar deri në pikën që edhe nëse OKB-ja përpiqet të bëjë çdo lloj zhvendosjeje, do të jetë tepër sfiduese", ka theksuar Dara Mcleod, drejtor ekzekutiv i War Child Canada.

I dërguari i posaçëm i OKB-së në Sudan, Volker Perthes, u pajtua se grupet në Darfur "po shfrytëzonin situatën dhe po luftonin konfliktet e tyre".

"Kjo përkeqësohet nga fakti se aktorët që supozohet të ofrojnë siguri për njerëzit në vend, në Darfur dhe rajone të tjera, janë të përfshirë në mënyrë aktive vetë në luftime", tha ai për BBC-në.

Kur filloi lufta në Darfur dy dekada më parë, milicitë arabe të armatosura nga regjimi i ish-presidentit Omar al-Bashir njiheshin me namin e zi si Janjaweed.

Ata vazhduan tërbimin duke vrarë qindra mijëra njerëz, ndërsa fshatrat u dogjën dhe u plaçkitën. Ai është përshkruar si gjenocidi i parë i shekullit të 21-të.

RSF-ja përbëhet nga ish-anëtarë të Janjaweed dhe ka frikë se ata po nxisin tensionet e vjetra në rajon për përfitimin e tyre.

Mst: Bashkëpunëtorët e Bashirit

Lajmi se bashkëpunëtorët e Bashirit të përfshirë në mizoritë e Janjaweed janë arratisur nga burgu në Khartoum mund të komplikojë situatën tashmë të paqëndrueshme atje.

Midis tyre është Ahmed Haroun, ish-ministër i Brendshëm i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime lufte të kryera në Darfur.

Darfuri Perëndimor nuk është e vetmja zonë që është prekur. Gazetari dhe monitoruesi i të drejtave të njeriut, Ahmed Gouja, tha se milicët kanë terrorizuar civilët në qytetin Nyala në Darfurin Jugor.

"Ata janë duke plaçkitur, vjedhur, shkatërruar pronën e njerëzve dhe vrasin", tha ai për programin Newsday të BBC-së.

Eltayeb thjesht dëshiron që luftimet të përfundojnë në mënyrë që ai të largohet. "Dua të shoh familjen time në Khartoum. Nëse jo, do të shkoj në Port Sudan: kam të afërm atje. Ose kufiri i Çadit është shumë afër nesh, kështu që do të shkoja në Çad dhe do të prisja atje derisa situata të qetësohej më pas. Dua të shkoj në Khartoum për të parë familjen time”.

Por duke pasur parasysh se armëpushimi nuk është respektuar në Darfur, nuk është e qartë se kur do të jetë në gjendje të shohë të dashurit e tij.