Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk do te kryhet me kosto të reduktuara dhe fatura mund të jetë gjithashtu “mjaft e kripur”, paralajmëroi sot presidenti i Komisionit Evropian në një moment kur Londra po përgatitet për nisjen e procedurës së “Brexit”.
“Ky do të jetë një proces i vështirë negociatash, që mund të marrë disa vite për të rënë dakort në lidhje me kushtet e daljes dhe për të na dhëne mundësi të biem dakort në lidhje me strukturën e ardhshme të marrëdhenieve mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian”, sqaroi Jean-Claude Juncker në prani të parlamentarëve belgë.
“Duhet që britanikët të jenë të vetëdijshëm, dhe ata janë në dijeni tashmë, që nuk do të ketë kosto të reduktuara, apo me kosto zero”, shtoi ish-kryeministri i Luksemburgut në prani të anëtarëve të një komiteti këshillues që mbledh së bashku deputetë, senatorë, dhe deputetëve evropianë belgë.
“Britanikët janë të lutur të respektojnë angazhimet e marra. Dhe fatura do të jetë, duke u shprehur me një gjuhë aspak etike mjaft e kripur”, shtoi kreu i ekzekutivit evropian gjatë një interviste një orësh në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve belgë.
-
Kloppi me paralajmërim të qartë, tregon se mund të largohet
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Trumpi i jep BE-së ultimatum për miratimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në
-
Trumpi kërcënon me tarifa “të bezdisshme”, teksa Britania dhe BE-ja kërkojnë qartësi
-
Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Bruksel për të vendosur për financimin e Ukrainës