Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Johnson refuzon takimin me Trumpin

Londër, 5 qershor – Konservatori britanik, Boris Johnson, një nga kandidatët për postin e kryeministrit, nuk do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, pavarësisht propozimit të këtij të fundit për një takim kokë më kokë, sipas agjencisë Press Association dhe gazetës ”Mirror”.

”Por, ish-ministri i Jashtëm britanik dhe presidenti amerikan kanë pasur një bashkëbisedim telefonik shumë të përzemërt”, thotë ”Mirror”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

”Një bashkëbisedim telefonik shumë i përzemërt që zgjati 20 minuta”, thekson gazeta, që shton se Johnson nuk do ta takojë presidentin Trump pasi koha e takimit përkonte me një tubim elektoral të ish-kryetarit të bashkisë së Londrës, i cili po kërkon të zëvendësojë

Theresa May në Downing Street.

“Trump telefonoi Johnsonin dhe i ofroi një takim kokë më kokë. Ky i fundit e falënderoi, por e refuzoi ftesën sepse përkonte me një angazhim elektoral dhe e siguroi se mezi priste ta takonte në një tjetër moment”, shkruan gazeta ”Mirror”./ANSA.