Pas votimit në rundin e pestë, vetëm dy kandidatë kanë mbetur në garë për kryetar të ri të Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht për kryeministër të ri të Britanisë së Madhe.
Favoriti, Boris Johnson ka fituar 160 vota, kurse Jeremy Hunt 77. Jashtë garës ka mbetur Michael Gove me 75 vota, transmeton KTV.
Tani do të ketë një garë ku votojnë të 160 mijë anëtarët e partisë, dhe fituesi do të njoftohet në fillim të javës së 22 korrikut.
Në votimin e sotëm morën pjesë 313 deputetët e Partisë Konservatore. Johnson dëshiron largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje, kurse Hunt është kundër largimit pa marrëveshje.