Deputeti konservator, Phillip Lee, ka kaluar te liberal-demokratët para përballjes së natës së sotme mes Boris Johnsonit dhe konservatorëve ‘kryengritës’ sa i përket BREXIT-it.
Lee, deputeti që vjen nga Bracknell, zuri vendin e tij në ulëset e opozitës, ndërsa kryeministri mbante fjalim.
Kalimi i tij në opozitë do të thotë që Boris Johnson nuk e ka më shumicën parlamentare, transmeton KTV.
Ai tha që qeveria po ndiqte një Brexit të dëmshëm në mënyra jo parimore, duke vënë në rrezik jetesën e britanikëve.
Në anën tjetër, Johnsoni është zotuar të largohet nga BE-ja më 31 tetor me ose pa marrëveshje.
Sidoqoftë, disa deputetë që janë kundër daljes pa marrëveshje, po bëjnë përpjekje për ta ndaluar që të ndodhë kjo.
Edhe
Si e ndryshon Britania kryeministrin pa zgjedhje të përgjithshme?
Gjatë mbrëmjes deputetët do të provojnë të miratojnë një projektligj që do t’ia ndalonte Britanisë, daljen nga BE-ja pa marrëveshje.
Kryeministri Johnson gjatë ditës ka thënë se do të thërrasë zgjedhje të parakohshme, në rast se sonte e humb betejën me deputetët.
-
Burnham gati të bëhet kryeministri i Britanisë, merr mbështetjen e shumicës së laburistëve
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë dhe si kryetar i Partisë Laburiste
-
Starmer pritet të dorëhiqet të hënën nga posti i kryeministrit britanik