Boris Johnson ka thënë se do të marrë pjesë në debatin televiziv me konservatorët, në BBC.
Kryesuesi i garës për të zëvendësuar Theresa Mayn, tha se debati i cili do të mbahet pas rundit të dytë të votimit të deputetëve, është i duhur për t’i diskutuar çështjet e mëdha.
Kandidatët e kanë akuzuar Johnsonin për shmangien e debateve në medie. Johnson, megjithatë, nuk do të marrë pjesë në debatin e së dielës në Channel 4, me ekipin e tij që thuhet se ka rezerva rreth formatit të propozuar, transmeton KTV.
Pesë kandidatët e tjerë që ende janë në garë për ta marrë drejtimin e konservatorëve dhe Kryeministrinë, i kanë kërkuar Johnsonit të marrë pjesë në çdo debat televiziv.
Artikuj të ngjashëm
-
Burnham thotë se është i gatshëm t’i kundërvihet Trumpit për interesat e Britanisë
-
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë
-
Burnham gati të bëhet kryeministri i Britanisë, merr mbështetjen e shumicës së laburistëve
-
Andy Burnham përgatitet për garë lidershipi në Partinë Laburiste
-
Burnham e konfirmon se do të kërkojë të zëvendësojë Starmerin