Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jeta në qytetin atomik sovjetik

Matsamor ishte përshkruar si një prej centraleve më të rrezikshme bërthamore në botë, shkaku se ndodhej i vendosur në një zonë aktive tërmetesh. 

Fjala është për një central-qytet të vendosur vetëm 35 kilometra larg kryeqytetit të stërfrekuentuar të Armenisë, Jerevan, me shikim kah Mali Ararat përtej kufirit me Turqinë. Centrali qe ndërtuar pothuajse në të njëjtën kohë si Çernobili në vitet 70. Asokohe, reaktori i Metsamorit ofronte energji elektrike të mjaftueshme për kërkesat në rritje të Bashkimit Sovjetik me shtrirje të gjerë, i cili kishte plane ambicioze për ta gjeneruar 60 përqindëshin e energjisë nga centrali bërthamor deri në vitin 2000, shkruan sot Koha Ditore.

Por gjithçka ndryshoi më 1988; tërmeti Spitak prej 6.8 ballësh të Rihterit shkatërroi Armeninë, duke lënë të vdekur 25 mijë persona. Centrali bërthamor u mbyll nxitimthi sherri i shqetësimeve të sigurisë rreth furnizimit të pasigurt energjetik. 

Shumica e punëtorëve të tij u kthyen në shtëpitë e tyre në Poloni, Ukrainë dhe Rusi. Qytet gjysmë i ndërtuar Tridhjetë vjet më vonë, centrali Metsamor dhe e ardhmja e tij vazhdojnë të jenë një temë përçarëse në Armeni. 

Njëri prej reaktorëve të tij u rifunksionalizua më 1995 dhe tani gjeneron 40 përqindëshin e energjisë vendore. Kritikët argumentojnë se vendi vazhdon të jetë tejet i rrezikuar nga tërmetet, pasi që shtrihet mbi një zonë me aktivitet të madh sizmik. 

Në anën tjetër, mbështetësit - mes të cilëve edhe zyrtarët qeveritarë - pretendojnë se centrali ishte ndërtuar qëllimisht mbi një bazë stabile pllake vullkanike dhe insistojnë se modifikimet e mëtutjeshme, si përmirësimi i dyerve të zjarrit, janë kryer tanimë për ta shndërruar atë në një vend më të sigurt.

Edhe Rusia planifikon evakuim të personelit nga termocentrali bërthamor Bushehr në Iran Botë 3 muaj më parë Rusia planifikon evakuim të personelit nga termocentrali bërthamor Bushehr në Iran

Me gjithë këtë, teksa përplasjet nuk ndalen, jeta për ata që jetojnë dhe punojnë në afërsi të qytetit me të njëjtin emër vazhdon, m’u përskaj centralit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)