Në zemër të maleve të Kurdistanit të Irakut qëndron fshati i qetë i Sergele, i rrethuar sot nga një realitet i zymtë pushtimi. Ushtria turke, nën justifikimin e luftës kundër PKK-së, po ndërton me shpejtësi baza ushtarake dhe rrugë furnizimi, duke uzurpuar tokën dhe shkatërruar jetesën e banorëve vendas. Fshatarët po humbin tokat, burimet e ujit dhe sigurinë, ndërsa zyrtarët lokalë dhe ndërkombëtarë mbyllin sytë ndaj kësaj ndërhyrjeje të qartë në sovranitetin e Irakut. Sergeli po kthehet në simbol të kolonizimit të heshtur nga Turqia.
I gjendur në mes maleve të Kurdistanit të Irakut shtrihet fshati piktoresk i Sergelesë. Për gjenerata fshatarët kanë krijuar të ardhura nga shegat, bajamet dhe pjeshkat dhe duke mbledhur fruta të egër dhe erëza në pyjet që e rrethojnë.
Por Sergele, 16 kilometra nga kufiri me Turqinë, kohët e fundit është duke u rrethuar nga bazat në rritje të ushtrisë turke, të cilat janë vendosur në shpate.
Një, e vendosur në gjysmën e kreshtës perëndimore, e ngritur mbi fshat, derisa një tjetër në lindje është në ndërtim.
Të paktën shtatë janë ndërtuar gjatë dy vjetëve të fundit, duke përfshirë një afër një pende që rregullon furnizimin me ujë të Sergelesë, duke e ndaluar ujin për fshatarët.
“Kjo është 100% një formë e pushtimit të tokave kurde (Kurdistanit irakian)”, ka deklaruar fermeri Sherwan Sherwan Sergele, 50-vjeçar, i cili ka humbur qasjen në një pjesë të tokës së tij.
“Turqit e kanë shkatërruar”, ka shtuar ai.
Sergele tani është në rrezik që të futet në atë që njihet lokalisht si “Zona e ndaluar” – një rrip i madh i tokës në veri të Irakut i ndikuar nga lufta e Turqisë me grupin militant kurd PKK, e cila ka filluar një rebelim në Turqinë jugore në vitin 1984.
“Zona e ndaluar” zgjerohet pothuajse në të gjithë gjatësinë e kufirit të Irakut me Turqinë dhe është afër 40 kilometra thellë brenda territorit.
Ekipi i Paçebërësve të Komunitetit, një grup i të drejtave të njeriut me bazë në Kurdistanin e Irakut, thotë se qindra civilë janë vrarë nga sulmet ajrore dhe me dronë në dhe rreth “Zonës së ndaluar”. Sipas raportit parlamentar të Kurdistanit të vitit 2020, mijëra janë detyruar të largohen nga tokat e tyre dhe fshatra të tërë janë braktisur si pasojë e konfliktit.
Në linjën e frontit të luftës së Turqisë me PKK-në
Sergele tani efektivisht është në linjën e frontit të luftës së Turqisë me PKK-në.
Kur ekipet hetuese vizituan zonën, aeroplanët turq sulmuan malet përreth fshatit për të çrrënjosur militantët e PKK-së, të cilët kanë vepruar prej kohësh nga shpellat dhe tunelet në Irakun verior.
Shumica e tokave përreth Sergelesë janë djegur nga bombardimet.
“Sa më shumë baza të ndërtojnë, aq më keq bëhet për ne”, ka deklaruar Sherwan.
Turqia gjatë viteve të fundit me shpejtësi ka rritur prezencën ushtarake në “Zonën e ndaluar”, por deri tani shkalla e zgjerimit të saj nuk dihet akoma publikisht.
Duke përdorur imazhe satelitore të vlerësuara nga ekspertët në bashkëpunim me raportimin në terren dhe përmbajtje të burimeve të hapura, është gjetur se deri në dhjetor të 2024-tës, ushtria turke ka ndërtuar të paktën 136 instalacione ushtarake përreth Irakut verior.
Përmes rrjetit të saj të zgjeruar të bazave ushtarake, Turqia tani ka kontroll de-facto të më shumë se 2000 kilometrave katrorë të tokës irakiane.
Imazhet satelitore po ashtu tregojnë se ushtria turke ka ndërtuar të paktën 660 kilometra rrugë që lidhin bazat e saj. Këto rrugë furnizimi kanë rezultuar në shpyllëzim dhe kanë lënë shenja të qëndrueshme në malet e rajonit.
Derisa një pjesë e vogël e bazave datojnë që nga vitet e 90-ta, 89% janë ndërtuar që nga 2018-ta, pasi Turqia ka filluar të rrisë shumë prezencën e saj ushtarake në Kurdistanin irakian.
Qeveria turke ka përsëritur se bazat ushtarake janë të nevojshme për të parandaluar PKK-në, e cila njihet si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe nga disa vende Perëndimore duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe.
Nëndistrikti i kryeqytetit të Kani Masi, i cili është vetëm 4 kilometra nga kufiri Irak-Turqi dhe pjesë të së cilit janë pjesë e “Zonës së ndaluar”, mund të ofrojë një parashikim të së ardhmes së Sergelesë.
Dikur i njohur për prodhimin e mollëve, tani ka pak banorë.
Fermeri Salam Saeed, toka e të cilit është në hije të një baze të madhe turke, nuk ka qenë në gjendje ta kultivojë vreshtin e tij gjatë tri vjetëve të fundit.
“Në momentin që arrini aty, do të keni një dron mbi ju”, ka deklaruar ai.
“Do të të qëllojnë nëse qëndron aty”, ka shtuar ai.
Ushtria turke për herë të parë u vendos aty në fund të viteve ‘90-ta, dhe që nga atëherë ka konsoliduar prezencën e saj.
Baza e saj kryesore, që përfshinë mure betoni kundër shpërthimeve, kulla komunikimi dhe vrojtimi dhe hapësirë për automjete të blinduara transporti që lëvizin brenda, është shumë më e zhvilluar se bazat e vogla rreth Sergelesë.
Salam, si banorët e tjerë lokalë, beson se Turqia përfundimisht dëshiron të pretendojë territorin si të vetin.
“Gjithçka që ata duan është që ne të largohemi nga këto zona”, ka shtuar ai.
Leverdi e vogël
Afër Kani Masi, shihet se si forcat turke kanë shtyrë efektivisht rojën kufitare të Irakut, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve ndërkombëtarë të Irakut.
Në shumë lokacione, rojet kufitare kanë mbajtur pozicione brenda territorit irakian, drejtpërdrejtë kundër trupave turke, duke mos qenë në gjendje të shkojnë deri te kufiri dhe të rrezikojnë potencialisht përplasje.
“Postet që shihni janë poste turke”, ka deklaruar gjenerali Farhad Mahmoud, duke drejtuar gishtin në anën tjetër të luginës, rreth 10 kilometra brenda territorit irakian.
Por “ne nuk mund të arrijmë kufirin për të ditur numrin e posteve”, shton ai.
Zgjerimi i ushtrisë turke në Kurdistanin irakian – nxitur nga rritja e saj si një fuqi e dronëve dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes – shihet si pjesë e një ndryshimi më të gjerë në politikën e jashtme drejt intervenimit më të madh në rajon.
Njëjtë me operacionet e saj në Irak, Turqia po ashtu synon të krijoj një zonë neutrale përgjatë kufirit me Sirinë për të parandaluar grupet e armatosura siriane, aleate me PKK-në.
Në publik, qeveria irakiane ka dënuar prezencën e ushtrisë turke në vend. Por prapa dyerve të mbyllura ka akomoduar disa kërkesa të Ankarasë.
Në vitin 2024, të dy palët kanë nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit që bashkë të luftojnë PKK-në.
Por një dokument, thotë se nuk vendos asnjë limit mbi trupat turke në Irak.
Iraku varet nga Turqia për tregti, investime dhe sigurim të ujit, derisa ndasitë në politikën e brendshme edhe më shumë e kanë minuar aftësinë e qeverisë për të marrë një qëndrim më të fortë.
Ndërkohë, udhëheqësit e rajonit gjysmë-autonom të Kurdistanit irakian kanë një lidhje të fortë me Ankaranë të bazuar në interesa të përbashkëta dhe shpesh kanë minuar dëmtimin e civilëve si pasojë e veprimeve ushtarake turke.
Partia Demokratike e Kurdistanit (KDP), një armike e PKK-së, dominon Qeverinë Rajonale të Kurdistanit (KRG) dhe zyrtarisht ka qenë në pushtet që nga 2005-ta, kur kushtetuta e Irakut i garantoi rajonit statusin e tij gjysmë-autonom.
Lidhjet e afërta të KDP-së me Turqinë kanë kontribuar në suksesin ekonomik të rajonit dhe kanë forcuar pozicionin e saj.
Hoshyar Zebari, një anëtarë i lartë i zyrës politike të KDP-së, synonte të fajësonte PKK-në për prezencën ushtarake të Turqisë në Kurdistanin irakian.
“Ata (ushtria turke) nuk janë duke dëmtuar popullin tonë”, ka deklaruar ai.
“Ata nuk janë duke i ndaluar ata. Ata nuk janë duke ndërhyrë në punët e tyre. Fokusi i tyre, qëllimi i tyre i vetëm është PKK-ja”, ka shtuar ai.
Konflikti nuk tregon shenja se është afër fundit, pavarësisht thirrjes së liderit të burgosur të PKK-së Abdulla Ocalan në shkurt, për ushtarët e vetë që t’i dorëzojnë armët.
Turqia ka vazhduar t’i sulmojnë caqet përreth Kurdistanit irakian, derisa PKK-ja ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një droni turk gjatë muajit të kaluar.
Dhe derisa incidentet e dhunshme në Turqi kanë rënë që nga 2016-ta, sipas një vlerësimi nga OJQ-ja “Crisis Group”, ato në Irak janë rritur, me civilët që jetojnë në rajonin kufitarë duke u përballur me rrezik në rritje të vdekjes dhe zhvendosjes.
Njëri nga të vrarët ishte 24-vjeçari Alan Ismail, një pacient në fazën e katërt të kancerit që është goditur nga një sulm ajror në gusht të 2023-tës, derisa ishte në një udhëtim në male me kushëririn e tij, Hashem Shaker.
Ushtria turke e ka mohuar se ka kryer sulme atë ditë, po një raport i policisë ia atribuon incidentin një droni turk.
Kur Shaker e ngriti padinë në një gjykatë lokale rreth sulmit ai është ndaluar nga forcat e sigurisë kurde dhe është mbajtur për tetë muaj nën dyshimin se po mbështeste PKK-në, një akuzë që ai dhe familja e tij e mohojnë.
“Na ka shkatërruar neve. Është sikur të vrasësh të gjithë familjen”, ka deklaruar Ismail Chichu, babai i Alanit.
“Ata(turqit) nuk kanë të drejta të vrasin njerëzit në vendin e tyre dhe tokën e tyre”, ka shtuar ai.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, më herët ka deklaruar për media se forcat e armatosura turke ndjekin ligjin ndërkombëtar dhe atë në planifikimin dhe kryerjen e operacioneve kanë cak vetëm terroristët, derisa kujdesen për të parandaluar dëmtimin e civilëve.
Disa dokumente sugjerojnë se autoritetet kurde mund të kenë vepruar për të ndihmuar Turqinë të shmangë llogaridhënien për vdekjet e civilëve.
Disa dokumente sekrete tregojnë se një gjykatë kurde ka mbyllur hetimin për vrasjen së Alanit, duke thënë se kryerësit ishte i panjohur.
Dhe certifikata e tij e vdekjes – e lëshuar nga autoritetet kurde – thotë se ka vdekur si pasojë e “fragmenteve shpërthyese”.
Duke dështuar t’i përkufizojnë të vrarët nga sulmet ajrore si rezultat i dhunës, por duke i cilësuar si aksidente, ata e bëjnë të vështirë për familjet të kërkojnë drejtësi dhe kompensim, që i meritojnë në bazë të ligjit irakian dhe kurd.
“Në shumicën e certifikatave të vdekjes, ata vetëm e shkruajnë ‘infijar’, që do të thotë shpërthim”, sipas Kamaran Othman nga Ekipi i Paçebërësve të Komunitetit.
“Mund të jetë çdo gjë që shpërthen. Mendoj se Qeveria Rajonale Kurde nuk dëshiron ta bëjë Turqinë përgjegjëse për atë se çfarë janë duke bërë ata këtu”.
KRG-ja ka deklaruar se e njeh “humbjen tragjike të civilëve si rezultat i konfrontimit ushtarak në mes PKK-së dhe ushtrisë turke në rajon”.
Ajo ka shtuar se “një numër i viktimave” janë dokumentuar si “martirë civilë”, që nënkupton se ata janë vrarë pa të drejtë. Kjo u mundëson familjeve të tyre kompensim.
Pothuajse dy vjet pas vrasjes së Alanit, familja e tij akoma është duke pritur, nëse jo për kompensim, të paktën për njohjen nga KRG-ja.
“Ata të paktën mund t’i dërgojnë ngushëllimet e tyre – ne nuk kemi nevojë për kompensimin e tyre”, ka deklaruar Ismail.
“Kur diçka zhduket, zhduket përgjithmonë”, ka shtuar ai.