Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jeremy Hunt emërohet ministër i Punëve të Jashtme të Britanisë

Ministri birtanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt u emërua dje në mbrëmje ministër i Punëve të Jashtme të këtij vendi, pas dorëheqjes së euroskeptikut, Boris Johnson, i cili ishte në kundërshtim me orientimet e kryeministres, Theresa May në çështjet e Brexit, njoftoi Downing Street.

“Mbretëresha është e lumtur të miratojë emërimin e (…) Jeremy Hunt si ministër të Punëve të Jashtme dhe të Komonuelthit”, njoftoi zyra e May në një komunikatë.

Jeremy Hunt kishte mbështetur qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.