Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë në Spanjë për një diplomë masteri të dyshimtë

Madrid, 11 shtator – Ministrja e Shëndetësisë së Qeverisë spanjolle të Pedro Sanchez njoftoi sot në darkë dorëheqjen, pas publikimeve në media për manipulimin e notave të saj për marrjen e një diplome master.

‘’I komunikova kryeministrit dorëheqjen time’’, njoftoi për shtypin ministrja Carmen Monton, rasti i dytë i një dorëheqje të bujshme në Qeverinë e re socialiste, e formuar më pak se katër muaj më parë.