Çdo vit Ditibi, një shoqatë turke xhamish, organizon për djelmoshat myslimanë kudo në Gjermani garën në të cilën ata sfidojnë njëri-tjetrin për recitimin e Kur’anit dhe ezanit.
Zotërimi i ezanit është një art në vete. Më i zëshmi quhet myezin dhe ky aktivitet nuk rekomandohet për personat që nuk kanë prirje për muzikën. Kjo ngase ezani i keq është “një agoni” dhe detyrim për publikun, ka shkuar dikur një shkrimtar turk në një kolumne. Dhe kjo është arsyeja pse përgatitja e mirë është e domosdoshme për çdo pretendues për myezin. Talenti për muzikë i myezinëve kurrë nuk ka qenë vërtetë një çështje reale në Gjermani.
Nëpër qytetet gjermane, në fakt, nuk dëgjohet ezani, por edhe pse thirrja për lutje është e lejuar në një numër të vogël komunitetesh, numri i tyre është në rritje. Kur vendet për lutje kanë qenë të mbyllura gjatë izolimit me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit, disa komuniteteve myslimane u janë dhënë leje të përkohshme për t’i mbajtur lutjet. Ditibi llogarit se numri i këtyre komuniteteve sillet rreth 100. Në shumë vende, ezani mund të dëgjohet në të njëjtën kohë me jehonën e kambanave të kishave, në një demonstrim solidariteti dhe qetësie.
“Në pak komunitete, përvoja pozitive në lagje ka shpjerë në rritjen e pranimit publik të thirrjeve për lutje”, ka thënë Zekeriya Altug, nga dega kombëtare e Ditlibit.
Në këtë vend, praktika veç është bërë pjesë e jetës së përditshme, por debatet nëse kjo gjë duhet lejuar ende është duke vazhduar mes komuniteteve të tjera.
Çështje jo fort e lehtë
Edhe
Ahmeti për Testin e Maturës: Mësimdhënësit që mundësojnë kopjim, nuk e meritojnë licencën
Për shumë qytete dhe qyteza e komunitete myslimane, myezini nuk është një temë e lehtë diskutimi. Është ligjërisht e ndërlikuar. Në teori, të paktën, ezani duhet mbrojtur me lirinë fetare, njëjtë sikurse kambanat e kishave, po kjo e re fondamentale mund po ashtu të kufizohet, shkaku i zhurmës, për shembull.
Në vendet islamike, myezini i prinë thirrjes për lutje pesë herë në ditë, përfshirë agun, gjë kjo që mund të jetë e paimagjinueshme në zonat e banuara të Gjermanisë. Xhamia Fatih në Düren, qytet në perëndim të shtetit gjerman të Rhine-Westphalias veriore, i realizon thirrjet për lutje të paktën tri herë në ditë dhe, si një rast i tillë, përbën përjashtim prej traditës. Banorëve të qytetit u janë dashur vite për t’u mësuar me këtë fakt. Komuniteti islamik aty ka nisur të luftojë për këtë të drejtë që prej viteve 80.