Qeveria britanike ka emëruar sekretarin e ri të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Matt Hancock shkaku i aferës me këshilltaren e tij.
Ai la postin qeveritar pas presionit nga kolegët e tij brenda Partisë Konservatore, ani pse kryeministri Boris Johnson të enjten refuzoi shkarkimin e tij. Sekretari i ri, Sajid Javid, ka thënë se puna që ka marrë është me përgjegjësi të madhe.
Britania e Madhe të shtunën regjistroi rekord të rasteve me koronavirus që prej 5 shkurtit. Gjatë javës së fundit janë konfirmuar 100 mijë raste të reja.
Numri i lartë ka ngritur dyshime nëse do të lirohen masat më 19 korrik, ashtu siç kishte planifikuar qeveria.
Artikuj të ngjashëm
-
Jep dorëheqje ministri britanik pas aferës me ndihmësen
-
Dorëhiqen dy ministra, Johnsoni lufton për mbijetesë politike
-
Kryeministri britanik “shkund” kabinetin qeveritar, bën ndryshime në pozita kyçe
-
Vetizolohet kryeministri britanik
-
Ministri britanik i vaksinuar infektohet me COVID-19, por ka “simptoma shumë të lehta”