Fukuoka, 10 qershor – Shpenzime shëndetësore shumë të larta, një krah pune që reduktohet vazhdimisht, për herë të parë, ministrat e Financave të G20-ës u fokusuan dje në plakjen e popullsisë, një sfidë madhore për ekonomitë e zhvilluara dhe sfidë e ardhshme për vendet e tjera.
Japonia, që drejton mbledhjen në Fukuoka (jugperëndim), nuk e ka zgjedhur rastësisht këtë temë. Shumë shpejtë do të bëhet vendi i parë i konsideruar “më i plakuri” në planet, që do të thotë se 28% e banorëve do të jenë 65 vjeç e sipër. Ndërsa në vitin 2050 do të jenë rreth 40% e popullsisë.
Të përballur me këtë problem që bllokon rritjen, ekonomia e tretë botërore u kujdes që të ndante me fuqitë e tjera këtë eksperiencë.
Këshilla e saj, që i drejtohet veçanërisht tregjeve më pak të zhvilluara: Veproni para se të jetë shumë vonë.
“Nëse plakia e popullsisë fillon të ketë impakt para se të bëheni të pasur, atëherë nuk do të mund të merrni më masa të efektshme”, paralajmëroi ministri japonez i Financave, Taro Aso/AFP.
-
Japonia regjistron rekord, afërsisht 100 mijë persona mbi 100 vjeç
-
Kosova po plaket, deri më 2060 mosha mesatare parashihet 49 vjeç
-
Sekreti i plakjes së shëndetshme mund të jetë mënyra si e shohim moshën
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç
-
Zviceranët votojnë për ose kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë