Një tërmet 6.3 ballësh ka goditur bregdetin lindor të Japonisë.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 280 kilometra në bregdetin e Iwaki, Honshu të Japonisë, transmeton koha.net.
Deri tani nuk është raportuar për dëme të mundshme.
Ky tërmet vjen vetëm 2 javë pas atij 6.2 ballësh që goditi në afërsi të Fukushimas.