Autoritetet e Pakistanit i kanë ekzekutuar tre militantë të dënuar me vdekje nga një gjykatë ushtarake, për shkak se kanë kryer sulme terroriste gjatë viteve të fundit, ka njoftuar ushtria.
Ekzekutimet janë kryer sot në një burg në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.
Një ditë para ekzekutimeve, një grup për të drejtat e njeriut në Pakistan, ka shprehur shqetësim për rritjen e dënimeve me vdekje, duke thënë se në Pakistan, prej vitit 2014 janë ekzekutuar 477 të burgosur, shkruan REL.
Ky grup ka shpallur një fushatë njëjavore të vetëdijesimit publik kundër ekzekutimeve para 10 tetorit, kur shënohet Dita Botërore Kundër Dënimit me Vdekje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetëra të vrarë nga sulmet e Pakistanit në Afganistan
-
Katër të arrestuar për sulmin vetëvrasës në Islamabad
-
Sulme në Pakistan, 31 civilë dhe 17 efektivë të sigurisë të vrarë
-
Irani ekzekuton gjashtë të dënuarit që pretendohet se kryen sulme në emër të Izraelit
-
Ushtria pakistaneze liron mbi 300 pengje që po mbaheshin në një tren, mbi 20 u vranë