Ushtareve gra izraelite u është ndaluar të shërbejnë si rojë burgu të sigurisë së lartë pas akuzave për seks me një të burgosur palestinez, shkruan BBC.
Mediat izraelite thonë se një ushtare pranoi se kishte intimitet fizik me një palestinez që thuhet se kishte kryer një sulm vdekjeprurës ndaj civilëve izraelitë.
Gruaja mendohet se ka qenë në shërbimin ushtarak, i cili është i detyrueshëm për shumicën e izraelitëve.
Gratë duhet të shërbejnë për të paktën dy vjet dhe burrat për 32 muaj.
Emri i ushtares dhe i të burgosurit që vuan dënimin e përjetshëm nuk është bërë i ditur.
Gjykata që shqyrtoi çështjen urdhëroi që detaje të tjera, përfshirë vendndodhjen e burgut, të mos zbuloheshin.
Mediat izraelite raportuan se gjatë marrjes në pyetje, ushtarja – e cila është arrestuar - pretendoi se katër gra të tjera kishin pasur gjithashtu marrëdhënie intime me të njëjtin burrë.
I burgosuri palestinez u transferua nga qelia e tij në një qeli të veçuar përpara marrjes në pyetje.