Sulmet e reja goditën kampin e refugjatëve Jabalya të dielën, raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, Wafa.
Një video e veçantë e publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters tregon dy djem të rinj të përlotur duke kërkuar furishëm nëpër rrënoja për babanë dhe vëllain e tyre, të zhdukur pas sulmit ajror.
“Babai im është vrarë”, thërret njëri nga djemt, pas një sulmi në kampin e refugjatëve Jabalya të dielën.
Izraeli gjithashtu shënjestroi Jabalya të shtunën, duke vrarë shkencëtarin e shquar palestinez Sufyan Tayeh, sipas Ministrisë palestineze të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.
Të shtunën dhe të dielën, Izraeli lëshoi paralajmërime në internet duke thënë se ushtria kishte rifilluar “sulmet kundër Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste në Rripin e Gazës”.
Edhe
Të paktën 40 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Nuk dihet nëse banorët në kampin Jabalya kanë qasje në internet për të parë paralajmërimet për largim nga ai vend të cilat u bënë nga IDF.