Shefi i stafit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ka thënë se ka shumë mundësi që lufta të vazhdojë në veri të vendit.
Izraeli ka deklaruar se do të ndalë sulmet e Hezbollahut nga jugu i Libanit, me qëllim që të mundësojë kthimin e mijëra izraelitëve, të cilët janë evakuuar nga pjesa veriore që prej sulmeve të Hamasit më 7 tetor.
Hezbollahu në anën tjetër ka bërë përpjekje që të largojë presionin nga Gaza, duke luftuar me ushtrinë izraelite në veri.
Ushtria izraelite të enjten ka kryer sulme ajrore ndaj militantëve të Hezbollahut në kufi me Libanin.
Ani pse janë zhvilluar luftime, intensiteti ka qenë i ulët nga të dyja palët.
Edhe
Izraeli vazhdon sulmet në Liban, pavarësisht marrëveshjes së paqes
Liderët e Izraelit vazhdimisht kanë kërcënuar se do të përdorin forcën nëse Hezbollahu nuk respekton marrëveshjen e armëpushimit të vitit 2006, me të cilën militantët e përkrahur nga Irani u tërhoqën nga kufiri me Izraelin.
Pas më shumë se 100 ditësh luftë mes Izraelit dhe Hamasit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për vdekjen e 24 mijë e 285 palestinezëve në Gazë.