Izraeli do të aplikojë për herë të tretë një mbyllje totale për ta luftuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, ka njoftuar kryeministri Benjamin Netanyahu, shkruan agjencia Reuters.
Kufizimet do të hyjnë në fuqi të dielën mbrëma dhe do të zgjasin 14 ditë, në rast se marrin aprovimin final nga kabineti, është thënë nga zyra e Netanyahut.
Në këto kufizime përfshihet mbyllja e shitoreve, transport publik i limituar, mbyllje e pjesshme e shkollave dhe kufizime udhëtimi deri një kilometër distancë nga vendi ku jeton. Përjashtim bëjnë ata që shkojnë në vende pune që mbesin të hapura dhe po ashtu për të blerë mallra esenciale.
Izraeli deri më tash ka regjistruar mbi 385 mijë raste me COVID-19 dhe 3150 të vdekur.