Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli mbyll pikat e kalimit në territoret e pushtuara

Ushtria izraelite ka mbyllur krejtësisht kalimet në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor për shkak të zgjedhjeve parlamentare në shtetin hebraik.

Mbyllja është bërë në kulmin e tensioneve ndërmjet ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor. Izraelitët po votojnë për herë të pestë në tre vjetët e fundit, me shpresë se do t’i japin fund ngërçit të madh politik që ka paralizuar qeverisjen e vendit.

Ky vit mund të kthehet në më vdekjeprurësin prejse Kombet e Bashkuara nisën monitorimin e numrit të vrasjeve në vitin 2005. Mbetet e paqartë nëse dhuna do të ketë ndikim në zgjedhjet e sotme, për të cilat anketimet thonë nuk do të nxjerrin fitues të qartë.

Artikuj të ngjashëm