Botë

Izraeli liron palestinezin që e mbajti në burg për 40 vjet

I burgosuri palestinez i cili është mbajtur më së gjati nga Izraeli, është liruar pas 40 vjetësh burgim.

Karim Younis ishte dënuar në vitin 1983 për kidnapimin dhe vrasjen e një ushtari izraelit, të quajtur Avi Bromberg, tre vjet para se të dënohej.

Ai ishte bërë figurë domethënëse në burg, duke shkruar vepra politike dhe duke bërë thirrje për pajtim me Izraelin, raportoi BBC-ja të enjten.

Younis ka nënshtetësi izraelite, por ministri i Brendshëm i Izraelit ka kërkuar që ajo t'i hiqet. Ministri Aryeh Deri i tha Avokatit të Popullit se do të dërgonte një mesazh të rëndësishëm për ata që "janë bërë simbol për kryerjen e akteve kriminale të terrorit".

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha se Younis "përfaqëson një simbol të popullit palestinez dhe popullit të lirë të botës në këmbëngulje".

Mediat izraelite raportuan se Younis u lirua në qytetin qendror të Izraelit Raanana para agimit të së enjtes pa u njoftuar familja e tij, për të parandaluar festimet.

Ai u përshëndet më vonë nga të afërmit dhe miqtë në fshatin e tij të lindjes Ara, në Izraelin verior, ku policia është udhëzuar nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir për të monitoruar pritjen që ai merr.