Drejtori i organizatës “Human Rights Watch” për Izraelin dhe Territoret Palestineze, Omar Shakir, do të bëhet sot personi i parë që do të dëbohet nga territori izraelit në kuadër të masave të kundërshtuara ndaj një fushate për bojkotimin e shtetit hebre.
Që prej vitit 2017, Izraeli ndalon hyrjen në territorin për të huajt e akuzuar për të mbështetur fushatën BDS (Bojkot – Jo investime – Sanksione) kundër vendit.
Por, sipas Ministrisë së Çështjeve Strategjike Izraelite, Shakir, qytetar amerikan, është i pari që do të dëbohet në kuadër të kësaj mase.
Izraeli refuzoi të rinovonte vizën e tij në fund të vitit 2018 duke e akuzuar se po mbështet BDS, gjë që Omar Shakir e hedh poshtë/AFP.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli shkatërron selinë e OKB-së në Jerusalem
-
Ministri izraelit shpërndan video duke abuzuar aktivistët ndërkombëtarë, reagon bota
-
Izraeli lëshon urdhër të ri për evakuim në disa pjesë të Bejrutit
-
Spanja tërheq ambasadorin nga Izraeli
-
Ambasada e SHBA-së në Izrael i jep leje stafit të largohet, rrezik për sulm ndaj Iranit