Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj cisternës së naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron prapa një sulmi ndaj një cisterne të naftës, si pasojë e të cilit dy pjesëtarë të ekuipazhit, njëri i nacionalitetit britanik e tjetri roman, kanë mbetur të vdekur.

MV Mercer, e operuar nga kompania me qendër në Londër Zodiac Maritime, ishte në brigjet e Omanit në Detin Arabik kur incidenti ndodhi të enjten.

Kompania, e cila i përket magnatit izraelit të anijeve Eyal Ofer, tha se po punonte për të përcaktuar atë që kishte ndodhur.

Mirëpo, ministri i jashtëm izraelit, Yair Lapid fajësoi të premten për këtë “terrorizmin iranian”.

“Irani nuk është vetëm problem izraelit”, ka deklaruar Lapid duke shtuar se bota nuk duhet të heshtë për këtë rast.

Edhe Britania dhe SHBA-ja fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës të anijes Botë Britania dhe SHBA-ja fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës të anijes

Megjithatë, detajet e sulmit ndaj cisternës me flamur liberian, në pronësi të Japonisë mbeten të paqarta. Irani ende nuk ka komentuar mbi akuzat.

Incidenti duket të jetë një përshkallëzim serioz i tensioneve në rajon, dhe disa raporte sugjerojnë se në të ishte përfshirë edhe një dron.