Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia shkurton orën policore, zbut masat anti-Covid

Partitë italiane në pushtet janë pajtuar të hënën për shkurtimin e orës policore nga 10 në 11 të natës, si dhe për zbutjen e masave të tjera kufizuese ndaj COVID-19 në rajonet me shkallë të ulët të infeksioneve.

Duke folur pas një takimi, këshilltarët shëndetësorë në qeverinë e kryeministrit Mario Draghi dhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës kanë bërë të ditur se në zonat me më pak të infektuar ora policore që nga 7 qershori do të nisë në mesnatë, ndërsa do të shfuqizohet tërësisht nga 21 qershori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Italia, vend që ka shkallën e dytë më të lartë të të vdekurve nga COVID-19 në Evropë, ka filluar zbutjen graduale të kufizimeve për veprimtaritë ekonomike dhe lëvizjen e qytetarëve, pas rënies së shkallës së vdekjeve dhe rasteve si rrjedhojë e vaksinimit të përherë e më shumë qytetarëve.

Deri të hënën më shumë se 8.6 milionë italianë apo 14.5 për qind e mbarë popullatës kanë marrë të dyja dozat e vaksinave, përderisa më shumë se 30 për qind syresh janë vaksinuar me vetëm një dozë.