Italia ka regjistruar 2.548 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të enjten, duke shënuar kështu ditën e parë që shteti ka kaluar dymijëshin me raste të reja në një ditë, që nga 29 prilli, raporton Reuters.
Të enjten janë regjistruar 24 vdekje si pasojë e COVID-19.
Italia që dikush ishte vendi më i goditur në botë nga pandemia, deri tash ka regjistruar më shumë se 314 mijë raste pozitive e më shumë se 35 mijë vdekje.
Artikuj të ngjashëm
-
Rritet numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali
-
Italia regjistron 251 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
361 të vdekur nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit
-
Italia i regjistron 298 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Mbi 200 vdekje nga COVID-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit