Italia do investojë në kompaninë ReiThera për të mbështetur zbulimin e vaksinës së saj anti-Covid.
ReiThera është duke e zhvilluar vaksinën me kompanitë Leukcare të Gjermanisë dhe Univercells të Belgjikës e cila i filloi bisedimet me Bashkimin Evropian lidhur me furnizimin me doza.
Guiseppe Ippolito, drejtor i Institutit shkencor “Lazzaro Spallanzani” ka deklaruar se në provat e para janë përfshirë 45 vullnetarë dhe asnjëri s’ka treguar ndonjë efekt anësor, raporton reuters.
“Rreth 92 për qind e vullnetarëve kishin nivele të dukshme të antitrupave neutralizuese”, ka deklaruar Ippolito duke shtuar se provat janë planifikuar të përfundojnë në verë.
Zyrtari i emergjencave në Itali për COVID-19, Domenico Arcuri, ka deklaruar se Qeveria do të investojë në ReiTheran për t’i siguruar Italisë pavarësi posedim të vaksinave.
“Nëse të dhënat e marra deri më tani do konfirmohen, në muajt e ardhshëm do kemi një vaksinë efektive dhe të sigurt me një dozë të vetme”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.