Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia nis debatin për legalizimin e kanabisit

Në Itali është hapur një debat për legalizimin e kanabisit. Debati ka përfshirë kryesisht partitë e koalicionit qeverisës.

Në Parlamentit italian, përfaqësues të “Lëvizjes 5 Yjet” kanë depozituar një draft-propozim në të cilin janë përcaktuar edhe parashikimet ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas propozimit, në një banesë mund të kultivohen vetëm tre bimë kanabisi, dhe mbajta e 15 gram kanabis i thatë në shtëpi dhe 5 gramë në rrugë.

Ka edhe një draft të dytë ku autorizohet kultivimi i 4 bimëve kanabis në banesë, një prej të cilave të jetë me qëllim terapeutik, ndërsa 3 të tjerat rekreative, transmeton KP.

Kundër kësaj ideje ka dalë ministri i Brendshëm, Mateo Salvini.

"Propozimi për legalizimin e kanabisit nuk do të kaloj kurrë në parlamentin italian, pasi nuk është në kontrantën qeverisëse që kemi nënshkruar me 5 Yjet", ka deklaruar ai.