Italia do të rifillojë programin e saj të vaksinimit kundër pandemisë COVID-19 të premten me vaksinën “AstraZeneca”, ka njoftuar kryeministri italian Mario Draghi, pas vendimit të Rregullatorit evropian (EMA), që e konsideron këtë vaksinë “të sigurt dhe efikase”.
Draghi ka thënë se prioritet i qeverisë mbetet arritja e sa më shumë personave të vaksinuar.
“Qeveria italiane mirëpret deklaratat nga EMA. Dhënia e vaksinës “AstraZeneca” do të rifillojë nesër. Prioritet i qeverisë mbetet arritja e numrit më të madh të vaksinimeve, sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Draghi.
Sipas Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA), mendimi i EMA-s bën që “arsyet për ndalimin e vaksinës “AstraZeneca” të mos ekzistojnë më dhe që të rinisë fushata e vaksinimit”.
-
FDA-ja synon të vendosë paralajmërimin më serioz te vaksinat kundër Covid-it
-
Kur pritet që Pirlo të prezantohet si selektor i Italisë?
-
Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen e Rama thotë se do të largohet kur Shqipëria të jetë në BE
-
Gjenerali italian, Roberto Vannacci lanson parti të ekstremit të djathtë
-
Vaksina e parë në botë e dizajnuar nga inteligjenca artificiale