Italia, Gjermania, Franca dhe Holanda kanë nënshkruar kontratë me “Astrazenecan” për të furnizuar evropianët me vaksinë kundër koronavirusit, ka bërë të ditur ministri italian i Shëndetësisë të shtunën.
Kontrata vlen për 400 milionë doza të vaksinës, e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit dhe që ka avancuar në fazën e eksperimentimit e pritet të përfundojë në vjeshtë, ka thënë Roberto Speranza në një postim në Facebook, shkruan “Reuters”.
Ai ka shtuar se kontingjenti i parë i vaksinës mund të jetë në dispozicion kah fundi i vitit.
Komisioni Evropian ka marrë mandat nga qeveritë e Bashkimit Evropian të premten për të negociuar blerjen e vaksinave premtuese kundër koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm
-
BE nënshkruan marrëveshje për furnizim me vaksina me AstraZeneca
-
AstraZeneca do ta furnizojë Evropën me 400 milionë doza vaksine kundër COVID-19
-
AstraZeneca dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për furnizimin me vaksina
-
BE-ja arrin marrëveshje të re me “Pfizerin”
-
SHBA-ja do t’i dhurojë 60 milionë doza të vaksinës “AstraZeneca” për shtetet që kanë nevojë